Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit i bëri thirrje qeverisë të mos ketë masa të tjera kufizuese

Prishtinë, 22 Dhjetor 2021- Anëtarët e komitetit të Gastronomisë dhe Turizmit  trajtuan sot çështje të rëndësishme që duan të avokojnë  në vitin e ardhshëm për këtë sektor.

Anëtarët e Komitetit si një ndër pikat kryesore përmendën si kërkesë lejimin e vazhdimit të punës së sektorit të gastronomisë dhe të mos ketë mbyllje totale të vendit.

Gjithashtu ata morë shembuj të shteteve të rajonit të cilët kanë siguri më shumë për shkak të akomodimit të turistëve të huaj dhe akomodimit, duke përmendur hotelierinë si një nga bizneset që ka vuajtur pasojat  pandemisë. Gjithashtu si problem anëtarët përmendën vazhdimin e pagesave nga ky sektor ku në ndërkohë nuk ishin duke operuar si biznes dhe gjithashtu problemet me reduktimin e orarit dhe personave të lejuar brenda hapësirave të caktuara dhe kompensimin e bizneseve në rast të mbylljes dhe bizneset nuk operojnë he gjithashtu biznese dhe gjithashtu kërkesën për reduktimin e TVSH-së.

Tutje, u diskutua për ndarjen joproporcionale të ndihmave ekonomike nga Qeveria dhe përfshirjen e të gjitha bizneseve në një pako si një nga aspektet e rëndësishme për t’u shqyrtuar nga ana e institucioneve të vendit duke sugjeruar kështu klasifikimin e bizneseve në bazë të asaj sa janë ‘dëmtuar’ dhe përfitimet e tyre gjithashtu.

Si tjetër aspekt të rëndësishëm, ata përmendën informimin në kohë rreth masave të miratuara nga Qeveria në lidhje me pandeminë, duke krijuar kështu një urë komunikimi mes institucioneve dhe bizneseve sepse sipas tij është shqetësuese për shkak të rezervimeve të bëra dhe turistëve e që përkon pastaj me anulimin e rezervimeve e që ndikon pastaj edhe në turizëm.

Anëtarët gjithashtu përmendën edhe vaksinimin e stafit dhe respektimin e masave nga bizneset qe do të duhej të lehtësonte pastaj veprimin e tyre pa pasur mbyllje totale.