Kompania Elkos do të furnizoj spitalet e Kosovës me produkte esenciale

Kompania Elkos për tu dalë në ndihmë personelit shëndetësor dhe të gjithë pacientëve në spitalet e Kosovës ka vendosur ti furnizoj me të gjitha produktet e nevojshme sic janë uji, lëngje dhe artikuj të tjerë pasues.

Ky kontribut u dedikohet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe të gjitha spitaleve rajonale në vend, stafit mjekësor, pacientëve të cilët po trajtohen në këto spitale si dhe familjeve të pacientëve.

Kompania Elkos do të bëj shpërndarjen e këtyre produkteve nga të gjitha pikat e Elkos në komunat e Kosovës.