Korporata Ndërkombëtare Financiare Zhvillimore e SHBA-së takon institucionet financiare të Kosovës

Prishtinë, 23 dhjetor 2020 – John Jovanovic, Drejtor Menaxhues i Korporatës Ndërkombëtare Financiare Zhvillimore të SHBA-së (DFC) për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun u takua me institucionet më të mëdha financiare të Kosovës përmes një sesioni virtual.

Jovanovic foli për mundësitë për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), duke theksuar faktin se në periudhën pas COVID19, DFC synon të ndihmojë zhbllokimin e ciklit të investimeve dhe të zgjerojë marrëveshjet e portofolios së huasë së bashku me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, ndërsa në të njëjtën kohë synon edhe të ofrojë hua direkte për institucionet financiare.

Ky sesion u organizua bashkërisht nga DFC, Ambasada Amerikane në Kosovë, dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.