Kosbit merr masa ndaj krizës së pandemisë COVID-19

Duke pasur parasysh situatën globale dhe efektet e virusit korona, shumica e kompanive po përpiqen të mbajnë biznesin e tyre dhe të mbrojnë punonjësit dhe klientët e tyre, duke rritur kështu kërkesën për punë në distancë.

Me qëllim që t’i ndihmojë bizneset që të përshtaten me realitetin e ri, Kosbit po ofron shërbime këshillimesh falas për ato organizata dhe industri që kanë vështirësi të migrojnë dhe operojnë nga distanca. Gjithashtu kjo kompani ka ofruar edhe konsulencë pa pagesë në fushën e Cybersecurity, Network Security, dhe Voice and Video infrastructure.

Ndër të tjera, kompania Kosbit në këtë kohë krize ka ndihmuar edhe familjet në nevojë ku ka dhuruar mbi 100 pakove ushqimore për familjet me asistencë sociale. Ndërsa edhe punëtorët e kësaj kompanie në baza vullnetare kanë kontribuar duke mbledhur fonde për familjet në nevojë.

Pos kësaj, Bordi i kësaj kompanie ka vendosur që pagat e punëtorëve të mos ulen përkundër implikimeve financiare që kanë prekur kompaninë pas përhapjes së pandemisë COVID-19.