Kosova, vend tërheqës për kontraktime të proceseve afariste

Prishtinë, 21 mars 2022 – Komiteti i Kontraktimit të Proceseve Afariste i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti takimi e radhës, ku u diskutuan objektivat dhe planet e këtij komiteti për vitin 2022.

Fatos Ameti nga kompania Sonnecto, njëherit edhe kryesues i këtij komiteti, tha se ky komitet duhet të punojë në afirmimin e sektorit të Kontraktimit të Proceseve Afariste në Kosovë. Ai theksoi se ndihma e institucioneve shtetërore është shumë e rëndësishme në krijimin e një sektori të fuqishëm të Kontraktimit të Proceseve Afariste.

Në vazhdim,  anëtarët e këtij komitetit, diskutuan rëndësinë që e ka promovimi i shtetit të Kosovës në depërtimin në tregun e jashtëm. Më tutje, ata diskutuan edhe për mundësitë e krijimit të një qendre të trajnimit dhe për një plan strategjik të qeverisë për të promovuar Kosovën si vend tërheqës për kontraktime të proceseve afariste.