Kosovarët kanë shpirt ndërrmarrësie krahasuar me ndërrmarrësit e vendeve tjera

Prishtinë, 13 nëntor 2021– Linda Shala, ndërrmarrëse dhe nën-kryetare e Odës Ekonomike të Grave ishte e ftuara e radhës për të diskutuar në lidhje me përfshirjen e grave në ndërrmarrje dhe ndërrmarrësit e rinj në përgjithësi.

Andina Vllahiu Kelmendi, Menaxhere e Politikave dhe Komunikimit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë përmendi sfidat e pjesëmarrjeve të grave në tregun e Kosovës në të kaluarën e edhe ato në ditët e sotme.

Ndërmarrësja dhe nën kryetarja e Odës Ekonomike të Grave, Linda Shala tregoi për sfidat që kishte hasur në të kaluarën dhe kushteve të vështira, e edhe largimit nga puna në moshën e saj të re. Ajo tha se kosovarët e kanë të zhvilluar shpirtin ndërrmarrës krahasuar kështu me vendet e tjera të cilët sensibilizojnë ende për të nxitur këtë të fundit. Shala tha se të rinjë duhet të inkuadrohen më shumë si në edukimin e tyre, ashtu edhe në trajnime shtesë, duke theksuar se “ndërrmarrësia është zgjedhje dhe kur një person vendos të bëjë këtë zgjedhje duhet përkushtim më i madh”.