Kryetari i Drenasit takon Drejtorin Ekzekutiv të Odës Amerikane

Drenas, 21 prill 2017 – Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me të cilin diskutoi rreth fuqizimit të bashkëpunimit në të mirë të zhvillimit ekonomik të Komunës që ai drejton.

Kryetari Lladrovci njoftoi Drejtorin Ekzekutiv të Odës Amerikane rreth planeve për zgjerimin e Parkut të Biznesit, projekt ky i cili do të ofronte mundësi të re për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, e poashtu për planet e Komunës së Drenasit për zhvillimin ekonomik.

Poashtu në takim, u diskutua edhe rreth promovimit para komunitetit të biznesit të parcelave të lira në parkun ekzistues të biznesit.

You must be logged in to post a comment.