KUTIA dhe Kallxo.com lansojnë rubrikën “90 minutëshi yt”

Vendimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë i cili u lejon qytetarëve të Kosovës te dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë dhe ora për lëvizje ndryshon varësisht nga numri i parafundit i numrit personal, ka shkaktuar huti te qytetarët duke mos ditur se kur është koha kur ata mund të dalin nga shtëpia.

Me qëllim që qytetarët ta kenë sa më të lehtë të mësojnë orën se kur mund të lëvizin, kompania jonë anëtare KUTIA në bashkëpunim me KALLXO.com kanë lansuar rubrikën e titulluar “90 Minutëshi Yt” n; web faqen e kallxo.com

Perdorimi i kësaj rubrike është shumë i thjeshtë, mjafton vetëm që qytetarët ta shkruajnë numrin e parafundit të numrit personal, dhe në mënyrë automatike do të shfaqet ora se kur mund ta shfrytyojnë 90 minutshin e tyre.