×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Luftimi i ekonomisë joformale të mbetet prioritet në agjendën e qeverisë

Feb, 2020 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Luftimi i ekonomisë joformale të mbetet prioritet në agjendën e qeverisë

Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Institucionet publike nevojitet të fuqizojnë partneritetin me komunitetin e bizneseve drejt luftimit të ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal, duke synuar krijimin e një mjedisi me trajtim të barabartë dhe sa më të mirë afarist në vend. Kjo u konkludua gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe kompania Ernst&Young, ku përfaqësues të bizneseve patën mundësinë të diskutojnë me Ministrin e Financave dhe Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së mbi praktikat jo të ndershme ekonomike.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, gjatë këtij takimi theksoi se qeveria duhet të përkrahë Administratën Tatimore në fuqizimin e kapaciteteve inspektuese, duke u siguruar që të gjitha bizneset deklarojnë tatimet e tyre në mënyrë të duhur. Ai gjithashtu foli mbi rëndësinë e luftimit të ekonomisë joformale, duke e përmendur se edhe në dokumentin e Planit të Rritjes së Odës Amerikane për qeverinë e re, Oda ka përfshirë luftimin e kësaj ekonomie si njërin prej prioriteteve që duhet të zë vend të lartë në agjendën e qeverisë të re. Ndërsa, Dairida Metalia, Menaxhere e Taksave në Ernst&Young, tha se prezenca e ekonomisë joformale në fusha të ndryshme të aktivitetit ekonomik, e cila sipas statistikave arrin në mbi 30% të BPV-së, është një ndër sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, potencoi se partnerë kyç të institucioneve publike në luftimin e ekonomisë joformale janë komuniteti i bizneseve dhe konsumatorët. Sipas tij, sa i përket kësaj forme të ekonomisë, kontribut bukur të mirë në rritjen e së njëjtës ka dhënë sektori publik, duke e konsideruar ministrinë të cilën ai tash e drejton si ndër akterët më përgjegjës. Ministri u shpreh se ekonomia joformale ushqehet përmes përpjekjeve jo të mjaftueshme për të siguruar formalizim të ekonomisë, gjersa hapi i parë që garanton suksesin në luftimin e saj është pohimi se në të kaluarën kemi dështuar, dhe rritja e intensitetit të përpjekjeve për raportim sa më të madh në ATK. Bislimi konsideroi se problem në vete është edhe matja e vëllimit të ekonomisë joformale, ku përmendi se është qasje e gabuar të etiketohen vetëm disa sektorë relativisht më të ndjeshëm, për shkak se joformaliteti është i dëmshëm pavarësisht në çfarë sektori shfaqet.

Drejtori i Përgjitshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha se tashmë është krijuar një traditë e zhvillimit të bashkëpunimit mes institucionit që ai përfaqëson dhe komunitetit të bizneseve, i cili padyshim po sjell ndryshime pozitive. Murtezaj shtoi se gjatë 20 viteve të funksionimit të ATK-së si institucion, por edhe të zhvillimit të bizneseve, konsideron se ka avancim të theksuar në të dyja palët, si nga ana e bizneseve në rritjen e vetëbesimit në ATK për të deklaruar dhe paguar detyrimet tatimore, ashtu edhe në stafin e ATK-së i cili në krahasim me një të kaluar me profesionalizëm të vobekët, po shkon gjithnjë duke u zhvilluar dhe vetëdijësuar. Sipas tij rezultimi i një hendeku tatimor kaq të madh është i papranueshëm për ATK-në si institucion, pavarësisht se është në nivel më të mirë në krahasim me disa vende të rajonit. Murtezaj theksoi se Administrata Tatimore e Kosovës ka përgjegjësi ligjore për zvogëlimin në minimum të nivelit të evazionit fiskal, dhe se në bashkëpunim të ngushtë me bizneset synon të gjejë çelësin e këtij problemi.

Në diskutimin e hapur me biznese, u fol mes tjerash edhe për nevojën për promovim të transaksioneve elektronike në vend të atyre me para të gatshme, duke e përkrahur këtë edhe me infrastrukturë ligjore adekuate.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT