Mbahet mbledhja e shtatëmbëdhjetë vjetore e Kuvendit të Përgjithshëm

Prishtinë, 14 janar 2021 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti Mbledhjen e saj Vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm, e cila ngjashëm me shumicën e ngjarjeve të Odës Amerikane në 2020, u organizua virtualisht po ashtu, me pjesëmarrjen e 104 delegatëve.

Delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm iu prezantuan raportet e aktiviteteve dhe të financave të vitit 2020, përfshirë edhe të arriturat e vitit të kaluar, ndërsa u lavdërua puna e drejtorit ekzekutiv dhe e stafit në atë që ishte viti më i vështirë. Në përputhje me statutin e Odës, Kuvendi i Përgjithshëm aprovoi Programin Vjetor dhe Buxhetin Mbështetës për vitin 2021.

Përveç kësaj, Kuvendi i Përgjithshëm zgjodhi shtatë anëtarë jo të titulluar të Bordit të Guvernatorëve: Afrore Rudi (Deloitte / kompani amerikane), Lorik Fejzullau (Birra Peja / shtetas amerikan), Albena Pllana (shtetase amerikane), Gjeni Shporta (American Councils / kompani amerikane), Shkumbin Mucolli (Burger King / kompani amerikane), Michael Gold (Crimson Capital / shtetas amerikan), dhe Ardian Hoxha (American School of Kosova / kompani joamerikane).

Në fund, Oda Amerikane falënderon të nominuarit e tjerë me të drejtë nominimi, të cilët garuan për Bord këtë vit, Mërgim Prishtina (Avex Health/Trepharm / kompani joamerikane), Gazmend Selmani (PBC / kompani joamerikane), Lorent Gordi (Philip Morris / kompani amerikane), Nina Elezovic (Coca Cola HBC / kompani amerikane), Dafinë Arifi (Elba Technology / kompani amerikane), dhe Genci Beribashi (NewCo Ferronikeli  / kompani joamerikane).