Prishtinë, 30 janar 2020 – Komiteti i Burimeve Njerëzore i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti takimin e parë për këtë vit, ku në mënyrë unanime anëtarët zgjodhën Donika Karaxha nga kompania Sutherland si kryesuese të këtij komiteti,.
Gjatë këtij takimi të pranishmit biseduan edhe për prioritetet e komitetit për vitin 2020, ku u theksua nevoja e organizimit të panaireve të punës, rishikimit të boshllëqeve ligjore dhe avokimit për njohjen e regjistrimit elektronik të pushimeve.
Kryesuesja e këtij komiteti, Donika Karaxha, theksoi se do të angazhohet maksimalisht që të arrijë rezultate konkrete dhe të udhëheqë këtë komitet në mënyrën më efikase të mundshme.
Kordinatorja e këtij komiteti, Ardita Hajra, i njoftoi të pranishmit se komiteti do të synoj të i adresojë sfidat kryesore që ndërlidhen me tregun e punës, shkëmbimin e praktikave të mira mes anëtarëve, dhe rritjen e marrdhënieve në mes të biznesit dhe edukimit.