Prishtinë, 18 prill 2017 – Procesi i privatizimit në Kosovë është cilësuar si në proces me shumë vështirësi dhe akuza për jotransparencë. Për të diskutuar mbi dinamikat e tanishme të këtij procesi dhe hapat e ardhshëm të cilët pritet t’i ndërmarrë Agjencia Kosovare e Privatizimit, Oda Ekonomike Ameirkane në Kosovë organizoi një tryezë me Drejtorin e kësaj Agjencie si dhe përfaqësues nga kjo e fundit.
Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari diskutoi rreth procesit të privatizimit, duke theksuar se kjo Agjenci ka shtuar dinamikat pëmes organizimit të një vale të shitjes në çdo muaj. Paralelisht me këtë proces, Hajdari theksoi se Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke bërë përpjekje për të ndërtuar një plaftormë, e cila jo vetëm se do të promovonte investimet, por do të siguronte investime vendore dhe të huaja direkte, duke shtuar se rregullat e tenderimit janë lehtësuar dhe se çdo investitor potencial do të mund të ketë qasje në blerjen e aseteve.
Anëtarët e Odës Amerikane patën mundësi të ngrisin çështje dhe të marrin sqarime nga përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe të ofrojnë sugjerimet e tyre mbi funksionimin e kësaj Agjencie.
You must be logged in to post a comment.