×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

AmCham Kosovo

AmCham Kosovo

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • ANËTARËT
    • Përfitimet e Anëtarësimit
    • Bëhu Pjesë
    • Lista e Anëtarësimit
      • • Kategoria e Anëtarësimit
      • • Alfabetikisht
    • Oferta Anëtarë-për-Anëtarë
    • Platforma Virtuale B2B
  • COVID-19
    • Forumet Virtuale
    • Vendimet e Qeverisë
    • Kontribuimet e Anëtarëve
  • POLITIKA
    • Rreth Politikave
    • Tatime
    • Prodhim
    • Burime Njerëzore
    • Çështje Ligjore
    • Gratë Lidere
    • CSR
    • Kujdesi Shëndetësor
    • Energji & Miniera
    • Ekonomi Digjitale
    • Edukim
    • Tregti & Doganë
    • Financa
    • Gastronomi dhe Turizëm
  • TREGTIA
    • Manuali për investitorët e huaj
    • Tregtia dhe Investimet në CEFTA
    • MSA
  • ENERGJIA
    • Monitorimi i Energjisë
  • MEDIA DHE EVENTET
    • Komunikatat për Media
    • Kontakti për Shtyp
    • Video Ngjarje
  • ARBITRAZH
    • Rreth Nesh
      • Këshilli Drejtues
      • Sekretari Gjeneral
      • Statuti i Qendrës së Arbitrazhit
    • Lajmet e Arbitrazhit
    • Arbitrazhi
      • Rregullat e Procedurës
      • Klauzola Model e Arbitrazhit
      • Vendimi për Shpenzimet
    • Lista e Arbitërve
    • Burimet
      • Marrëveshjet e Bashkëpunimit
      • Të Tjera
    • Revista e ZAK
      • Shfleto Revistën
      • Udhëzime për Autorët
    • Si të Filloni Rastin
    • Kalkulatori i Shpenzimeve
  • NDËRMJETËSIMI
    • Rregullat e Ndërmjetësimit
    • Klauzola e Ndërmjetësimit
    • Tabela e Shpenzimeve
  • PUBLIKIMET
    • Analiza Tematike
    • Studimet
    • Publikimet e Partnerëve
    • Horizonti
    • Analiza
  • RRETH NESH
    • Bordi i Guvernatorëve
    • Stafi
    • Raportet Vjetore
    • Statuti
Anëtarësim
Apliko

TANI

Mirëfunksionimi i Sektorit Bankar, i Rëndësishëm për Zhvillimin Ekonomik të Vendit

Oct, 1616 / Published in Komunikata për Media

Mirëfunksionimi i Sektorit Bankar, i Rëndësishëm për Zhvillimin Ekonomik të Vendit

Prishtinë, 24 tetor 2016 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti sot në një takim joformal Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza. Në këtë takim anëtarët e pranishëm patën mundësi të informohen rreth gjendjes aktuale të sektorit financiar dhe të diskutojnë mbi çështje të cilat konsiderohen të nevojshme për t’u përmirësuar, me qëllim të krijimit të një ambienti më të qëndrueshëm të të bërit biznes.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka vlerësoi lartë bashkëpunimin me Bankën Qendrore, duke konsideruar se  Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një sektori të qëndrueshëm bankar.

Bersant Disha nga Recura Financials, njëkohësisht edhe nikoqir i kësaj ngjarje tha se përmes bashkëpunimit të Bankës Qendrore me sektorin privat, është mundësuar tërheqja e investimeve të shumëta dhe janë krijuar më shumë mundësi për bashkëfinancime, qofshin ato ndërmjet bankave komerciale apo ndërmjet bankave komerciale me partner të tjerë të sektorit privat.  Sidoqoftë, sipas Dishës, një bashkëpunim i tillë kërkon krijimin e mëtutjeshëm të mekanizmave për përmirësimin e sektorit të shërbimeve financiare në Kosovë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza tha se pjesëmarrja në ngjarje të tillë është e një rëndësie të veçantë për faktin se sektori privat përveq që kontribuon në buxhetin e shtetit, kontribuon edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe si rezultat në rritjen e zhvillimit ekonomik. Hamza vleresoi se sektori privat karakterizohet me zhvillime pozitive, të cilat dëshmohen jo vetëm në raportet dhe vlerësimet pozitive të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Vlerësime të tilla dëshmohen edhe si rezultat i suksesit të konsiderueshëm të sektorit bankar në Kosovë në dy vitet e fundit, në raport me rritjen e vëllimit të kredive, rënien e normës së interesit dhe rënien e kredive joperformuese. Hamza poashtu shtoi se sektori mikrofinanciar është konsoliduar dukshëm në Kosovë, por që sektori i sigurimeve ka ende hapësirë për t’u zhvilluar më tutje, ku sipas tij ky zhvillim do të mundësohej përmes ngritjes së dialogut dhe thellimit të bashkëpunimit.

Ardi Shita Sekretar i Përgjithshëm i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Qendrore, duke theksuar se sektori i sigurimeve si dhe sektorët e tjerë kanë ende nevojë t’u nënshtrohen disa përmirësimeve, në kuptim të dizajnimit të strukturave ligjore që sigurojnë mirëfunksionimin e këtyre sektorëve.

Çështje të cilat u ngritën nga sektori privat ishin në lidhje me koordinimin më të mirë ndërmjet sektorit financiar dhe institutioneve shtetërore, numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura si dhe trajtimin e kredive hipotekare.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
AmCham Kosovo


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP