×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Mirënjohje për Tatimpaguesit e Vitit

Aug, 1616 / Published in Komunikata për Media

Mirënjohje për Tatimpaguesit e Vitit

Prishtinë, 25 gusht 2016 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, si dhe në prezencën e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Financave organizoi ceremoninë e shpërblimit të tatimpaguesve më te mëdhenj dhe më të rregullt. Ky aktivitet synon njohën publike të kompanive që konsiderohen të jenë kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të vendit, por edhe ngritjen e vazhdueshme të vetëdijes së komunitetit të biznesit për detyrimet e tyre ndaj shtetit. Bizneset janë përzgjedhur sipas qarkullimit vjetor, 100.000-1 mil. euro; 1 milion-5 milionë euro dhe mbi 5 milionë euro, duke përshirë edhe bizneset e reja, biznese këto të cilat nuk kanë kundërvajtje doganore apo tatimore.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka theksoi se kjo ceremoni ka për qëllim mirënjohjen jo vetëm për tatimpagues të mëdhenj, por edhe për tatimpagues të rregullt e që i shërbejnë buxhetit të vendit. Përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës Hivzi Dragidella tha se kryerja e obligimeve ndaj shtetit është kusht për një ekonomi të fuqishme të vendit.  Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa theksoi se reformat fiskale janë implementuar me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të të bërit biznes, duke u mundësuar kështu bizneseve të jenë konkurrente edhe në tregun e BE-së, i cili është njëkohësisht edhe qëllimi themelor.  Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ministria do të vazhdojë të implementoj reforma fiskale, duke përfshirë edhe kërkesën e vazhdueshme të Odës Amerikane për pushimet tatimore.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri theksoi se administrata parasheh aktivitete të reja në mënyrë të lehtësimit të zbatimit të ligjit dhe luftimit të ekonomisë joformale, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve të veçanta për tatimpaguesit e mëdhenj.

Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna vlerësoi se komunikimi dhe transparenca e bizneseve ndaj doganës dhe anasjelltas, kanë ndikuar në zvogëlimin e ankesave karshi doganës si dhe në rritjen e të hyrave.

Tatimpaguesit e vitit 2015 në bazë të kategorisë së bizneseve me qarkullim mbi 5 milion euro janë: Cacttus Sh.A, Coca-Cola Hellenic Bottling Company-Kosovo, Kid Zone Kosova Sh.P.K, Ndërmarrja Tregtare Fortesa, Scan Color-Jysk Sh.P.K. Bizneset e shpërblyera sipas qarkullimit 1-5 milion euro janë: Alma Sh.P.K, Deloitte Kosova, Laguna Sh.P.K., N.T.P Arena Engineering, Studio Moderna Kosovë Sh.P.K. Kategoria e bizneseve me qarkullim 100,000- 1 milion euro jan: Fox Marble Kosova Sh.P.K., Grant Thornton L.L.C., Mirevski-Kosovo D.O.O., N.N.P. Tekno-Konstrukt, Tiki Sh.P.K, ndërsa kategoria e bizneseve të reja janë: Addo Group L.L.C., Defacto Retail KS L.L.C. dhe Drena Sh.P.K.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT