Moneta MoneyGram me iniciativa për tu ndihmuar qytetarëve

Duke marrë parasysh se virusi korona po vazhdon të përhapet dita ditës, me qëllim të parandalimit të saj është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve si dhe vendosja e maskave mbrojtëse në vende publike është bërë e detyrueshme.

Për këtë arsye, Moneta MoneyGram ka marrë iniciativën që në këto kohëra të vështira tu dal në ndihmë qytetarëve duke shpërndarë dhjetë mijë maska mbrojtëse për të gjithë ata që kanë nevojë

Përveç kësaj, për personat me aftësi të kufizuara dhe për ata mbi moshën 65 vjeç, Moneta MoneyGram ka vendosur që paratë e transferuara t’ua dërgoj në shtëpitë e tyre, kështu duke i mbrojtur ata nga ekspozimi ndaj virusit.

Për më tepër, Moneta MoneyGram gjithashtu ka njoftuar se edhe në këto ditë të vështira, shumica e lokacioneve të saj janë duke operuar, kështu duke mundësuar klientëve të vet të kryejnë transfere ndërkombëtare të parave si dhe pagesat e të gjitha faturave.