×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Në Nju Jork promovohen verërat e Kosovës

Dec, 1717 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Në Nju Jork promovohen verërat e Kosovës

Nju Jork, 20 dhjetor 2017 – Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me përkrahje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Asociacionit të Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA), në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë promovuar verërat, djathrat, uji dhe çokollatat e prodhuara në Kosovë.

Në pritjen e fundvitit në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane, mori pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Gjatë fjalimit të saj, ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë që Kosova të njihet si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova dhe SHBA respektojnë njëra-tjetrën, besojnë në njërën-tjetrën dhe kanë të njëjtat vlera demokratike, duke shtuar se kjo lloj lidhje nuk mund të ndërpritet. Duke folur për sfidat që të gjitha shtetet i kanë në momente të caktuara, ajo përmendi edhe faktin që Kosova ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë stuhisë së fundit që goditi Teksasin.

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Teuta Sahatqija, tha se festat e fundvitit janë mundësi e mirë për të promovuar para miqve të Kosovës, verërat e Kosovës dhe produktet e tjera. Ajo falënderoi për praninë e saj, posaçërisht Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, për të cilën tha se është mbështetëse e madhe e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo poashtu falënderoi edhe Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën dhe sjelljen e produkteve kosovare në SHBA, derisa përmendi edhe faktin që vera e prodhuar në Kosovë është vera e parë e cila është sjellë ndonjëherë në tryezat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe atë nga ana e ambasadorit të Japonisë.

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se Kosova përveq që prodhon verë të mirë e që duhet promovuar më shumë, tashmë ka krijuar edhe një mjedis të mirë për të bërë biznes, duke u bërë më atraktive për investitorët e huaj. E kjo, sipas tij, është konfirmuar edhe në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, ku Kosova është ranguar në vendin e 40-të nga 190 shtete të botës.

Në këtë pritje të organizuar në Nju Jork, janë promovuar 36 lloje të ndryshme të verërave nga gjashtë prodhues të verërave kosovare StoneCastle, Bodrumi i Vjetër, AgroKosova, Eko, Kosova Wine dhe Sefa Wine, djathrat e prodhuesve Rugove, Sharri dhe Magic Ice, uji i prodhuesit Rugove, si dhe çokollatat Amël.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT