Newco Ferronikeli Complex L.L.C dhuron 210 pako ushqimore-higjienike

Situata e fundit e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka prekur të gjithë qytetarët e vendit tonë, por në vecanti ka prekur ato familje të cilat i ka gjetur në kushte të rënda ekonomike.Për tu dale në ndihmë këtzre familjeve kompania jonë anëtare NewCo Ferronikeli L.L.C ka dhënë një donacion prej 210 pakove ushqimore dhe higjienike të cilat do tu ndahen familjeve në nevojë në komunën e Drenasit.

NewCo Ferronikeli L.L.C vazhdon të mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e të gjithë komunitetit në të cilin jeton dhe vepron.