×

Support

For Policy Issues please contact: Visar Hapciu @ visar.hapciu@amchamksv.org
For Membership Services please contact: Jora LUMEZI @ jora.lumezi@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: Edlira Dibrani @ edlira.dibrani@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +381 38 609 013
Fax: +381 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 16, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • ANËTARËT
    • Përparësitë e Anëtarësimit
    • Bëhu Pjesë
    • Lista e Anëtarësimit
      • • Kategoria e Anëtarësimit
      • • Alfabetikisht
    • Oferta Anëtarë-për-Anëtarë
    • Platforma Virtuale B2B
  • POLITIKA
    • Rreth Politikave
    • Tatime
    • Prodhim
    • Burime Njerëzore
    • Ushqim dhe Bujqësi
    • Çështje Ligjore
    • Gratë Lidere
    • CSR
    • Kujdesi Shëndetësor
    • Energji & Miniera
    • Teknologji & Inovacion
    • Edukim
    • Tregti & Doganë
  • TREGTIA
    • Manuali për investitorët e huaj
    • Tregtia dhe Investimet në CEFTA
    • MSA
  • ENERGJIA
    • Monitorimi i Energjisë
  • MEDIA
    • Komunikatat për Media
    • Kontakti për Shtyp
    • Video Ngjarje
  • ARBITRAZH
    • Rreth Nesh
      • Këshilli Drejtues
      • Sekretari Gjeneral
      • Statuti i Qendrës së Arbitrazhit
    • Lajmet e Arbitrazhit
    • Ndërmjetësimi
      • Rregullat e Procedurës
      • Klauzola Model e Arbitrazhit
      • Vendimi për Shpenzimet
    • Lista e Arbitërve
    • Burimet
      • Marrëveshjet e Bashkëpunimit
      • Të Tjera
    • Revista e ZAK
      • Shfleto Revistën
      • Udhëzime për Autorët
    • Si të Filloni Rastin
    • Kalkulatori i Shpenzimeve
  • NDERMJETESIMI
    • Rregullat e Ndërmjetësimit
    • Klauzola e Ndërmjetësimit
    • Tabela e Shpenzimeve
  • PUBLIKIMET
    • Studimet
    • Horizonti
    • Analiza
  • RRETH NESH
    • Bordi i Guvernatorëve
    • Stafi
    • Raportet Vjetore
    • Statuti
  • THIRRJE PER APLIKIM
    • Shkolla e Integrimeve Evropiane
    • Shpallje për Punë
Anëtarësim
Apliko

TANI

  • Home
  • AmChamKS
  • Ngritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik kërcënon stabilitetin buxhetor
 

Ngritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik kërcënon stabilitetin buxhetor

Wednesday, 06 February 2019 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Ngritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik kërcënon stabilitetin buxhetor

 

5 shkurt, 2019, Prishtinë – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me kalimin e projektligjit për paga dhe rritjen e shpenzimeve buxhetore për paga.

Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se rritja e mëtejme e pagave për sektorin publik rrit dallimet në nivelet e pagesave ndërmjet sektorëve publik dhe privat, në disfavor të sektorit privat, i cili në të njëjtën kohë është shtylla e mbushjes së buxhetit, si dhe zhvillimit ekonomik.

Oda Amerikane beson se veprimet si këto të institucioneve shtetërore, pa konsideratë për ngarkesat mbi sektorin privat, janë në kundërshtim me diskursin e zyrtarëve më të lartë të shtetit për fuqizim të sektorit privat dhe nxitje të investimeve. Ngritja e pagave për sektorin publik është goditje direkte për ndërmarrjet private, e posaçërisht për sektorin edhe ashtu të brishtë të prodhimit, por edhe për rritjen e investimeve të huaja direkte, për shkak se fuqia punëtore, nuk do të mund të promovohet më tej si përparësi konkurruese e Kosovës.

Kalimi i projektligjit për paga kërcënon stabilitetin financiar të vendit, për shkak të rritjes enorme të shpenzimeve për paga dhe skema sociale, në dëm të investimeve kapitale, por edhe për shkak se rrezikon të thellojë deficitin buxhetor.

Në të njëjtën kohë, marrja e vendimeve me efekte afatgjata, në kushte të presionit, pa dialog gjithëpërfshirës, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e sektorit privat, cenon prospektet e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Institucionet e vendit, Qeveria dhe Kuvendi, duhet të përmbahen nga vendimet si këto, por edhe paralajmërimet për vendime të tjera, të cilat Oda Amerikane i konsideron si ndërhyrje në sektorin privat, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, si dhe orientimin e Kosovës për fuqizimin e ekonomisë funksionale të tregut.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP