Niveli i Korrupsionit mbetet alarmant sipas studimit mbi perceptimin e korrupsionit

Prishtinë, 9 Dhjetor 2021– Në ditën botërore kundër korrupsionit, për të katërtën here radhazi, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në partneritet me USAID, prezantuan të gjeturat e studimit mbi perceptimin e korrupsionit nga ana e ndërrmarrjeve në sektorin privat.

Rezultatet nga studimi i kryer treguan se më shumë se 87% e të anketuarve besojnë se niveli i korrupsionit në Kosovë mbetet alarmant, ndërsa asnjë nga të anketuarit nuk ka pohuar se nuk ka korrupsion në Kosovë.

Madje, krahasuar me vitin e kaluar, ka një besim më të madh tek ‘Qeveria e Re’ për sa i përket angazhimit të tyre në luftën kundër korrupsionit, pasi 58% e të anketuarve besojnë se qeveria është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin.

Të dhënat treguan se sundimi i ligjit është faktori kryesor që ‘kontribuon’ në praninë e korrupsionit. Një aspekt tjetër shqetësues është se përkundër faktit që bizneset deklarojnë se korrupsioni është i pranishëm siç u përmend më lart, vetëm 15% e tyre e kanë denoncuar dhe arsyet kryesore sipas rezultateve janë frika nga hakmarrja dhe mosbesimi ndaj institucioneve të gjyqësorit.

Christopher Thompson, Udhëheqës i Programit, Programi për Drejtësi Komerciale i USAID, përgëzoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për kryerjen e studimit të perceptimit të korrupsionit, duke shtuar që ky studim është një mjet i rëndësishëm dhe i vlefshëm për të parë se si e perceptojnë dhe përjetojnë bizneset korrupsionin dhe reagimin e tyre ndaj këtij fenomeni.

Ai i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës që të miratojnë ligjin për gjykatën komerciale. ‘Miratimi i Ligjit për Gjykatën Komerciale do të jetë një arritje e madhe e Kosovës dhe e qeverisë duke ju dale në ndihmë bizneseve në tërheqjen e investitorëve’ shtoi ai. Thompson inkurajoi bizneset të raportojnë korrupsionin dhe t’i kushtojnë vëmendje sondazhit pasi ka një hendek mes përjetimit dhe mos raportimit të tij.

Siç treguan edhe rezultatet, në krahasim me vitin e kaluar, vërehet besim dukshëm më i madh tek qeveria e re për të përmirësuar mjedisin në luftën kundër korrupsionit. Prandaj, kjo është koha e duhur për të shtyrë reformat si ligj për gjykatën komerciale, pasi bizneset dhe qytetarët kanë pritshmëri nga qeveria, shtoi Thompson.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë tha që përkundër shumë diskutimeve rreth luftimit të korrupsionit, ende vërehet mungesë e rezultateve konkrete.

Pasojat e korrupsionit i perjetojmë cdo ditë pasi që reflektohen në mënyrën e të bërit biznes, në cilësinë e shërbimeve publike, në fushën e edukimit, të shëndetësisë, shfrytëzimit të financave publike në vend dhe shumë fusha të tjera gjithashtu shtoi ai.

Sipas tij, vërehet një frymë më pozitive, megjithatë besimit të bizneseve, institucionet duhet t’ju përgjigjen me vepra konkrete.

Rezultatet e dobëta në ndëshkimin ndaj personave përgjegjës në luftimin e korrupsionit ndikojnë në qasjen e bizneseve dhe qytetarëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe për më tepër të gjeturat e këtij studimi korrespondojnë me reagimet e bizneseve në baza ditore ndaj kësaj dukurie.

Shqetësuese sipas tij mbetet dukuria e mosraportimit të korrupsionit nga ana e bizneseve të cilët edhe pse deklarojnë që korrupsioni është i pranishëm dhe kjo vjen si pasojë e sistemit joefikas gjyqësor.

Derisa pritshmëritë e bizneseve janë dukshëm më të larta për qeverinë e re në bazë të studimit për perceptimin e korrupsionit, mungesa e rezultateve mund të cojë në zhgënjim më të madh në vitet në vijim, prandaj mbi institucionet e shtetit tendon përgjegjësi më e madhe shtoi Zeka.

Auditimi dhe kontabiliteti kanë rol të rëndësishën në luftimin e ekonomisë jofomale. Ai gjithashtu tha që institucionet financiare kanë rol të rëndësishëm në zbatimin e parimeve të qasjes korporative që luan rol të rëndësishëm në crrënjosjen e korrupsionit.

Për fund, ai sugeroi një treg të përbashkët rajonal që do ndikonte në prospektin e të bërit biznes dhe gjithashtu do e shmangte konkurrencën e ashpër dhe pë përfshirjen e bizneseve në aktivitetet e korruptimit.