Një ngjarje e rëndësishme për Muajin e Historisë së Grave në Odën Amerikane

Prishtinë, 13 mars, 2024 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi edhe një ngjarje tjetër të rëndësishme në shënimin e Muajit të Historisë së Grave. Paneli i diskutimit, pjesë e të cilit ishin Frosina Islami, Albulena Kadriu dhe Kulmita Hoxha, u moderua në mënyrë profesionale nga Valentina Gara. Ngjarja shërbeu si një platformë për ndarjesn e narrativave personale frymëzuese, duke hedhur dritë mbi luftën e vazhdueshme kundër paragjykimeve dhe stereotipeve gjinore, triumfeve dhe sfidave brenda industrive të dominuara nga burrat dhe rolin e domosdoshëm të mentoreve gra në fuqizimin e grave të reja.

Valentina Gara, Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun në Limak Kosovo, jo vetëm që moderoi me profesionalizëm diskutimin, por gjithashtu ndau rrugëtimin e saj, duke ilustruar rëndësinë e këmbënguljes mes sfidave. Gara vuri në pah programin me ndikim Global Engineer Girls, i dedikuar për të mbështetur vajzat përmes bursave, trajnimeve profesionale dhe përvojës praktike, duke siguruar gatishmërinë e tyre për fuqinë punëtore.

Frosina Islami, Menaxhere e Rregullatorit Publik në Coca Cola HBC, theksoi praninë e shtuar të grave në role drejtuese në kompaninë e saj. Ajo diskutoi iniciativat si rritja e pagës pas lindjes për të mbështetur nënat e reja dhe theksoi mundësitë e avancimit të brendshëm si dhe programet lokale si Coke Summership dhe Coca-Cola Youth Empowered. Islami theksoi rëndësinë e këtyre programeve që iu ofrojnë grave trajnime thelbësore për punë në aftësitë sociale, biznesore dhe digjitale për integrim të suksesshëm në tregun e punës.

Albulena Kadriu, Themeluese dhe Kryeshefe Ekzekutive e Darn Group, ndau rrugëtimin e saj frymëzues për tejkalimin e sfidave për të krijuar biznesin e saj në industrinë e gazit. Ajo u përball me paragjykime dhe dekurajime nga të tjerët për fushën e dominuar nga burrat dhe hasi në pengesa nga institucionet publike që nuk arritën të ofrojnë mbështetjen e duhur. Kadriu theksoi nevojën për shërbime konsulence brenda ministrive përkatëse për të udhëzuar sipërmarrësit ambicioz përmes procesit të fillimit të një biznesi, duke përfshirë informacione të rëndësishme për financat, taksat dhe hapat e tjerë të nevojshëm.

Kulmita Hoxha, Menaxhere Komerciale në DHL Kosovo, vlerësoi lidershipin e gruas me ndikim brenda kompanisë së saj për mbështetjen e rrugëtimit të saj dhe frymëzimin e grave të tjera për të ndjekur rolet udhëheqëse. Ajo theksoi rolin kryesor të lidereve gra në formësimin e strukturës organizative, duke vënë në dukje se departamente të ndryshme brenda DHL-së drejtohen nga gratë. Hoxha theksoi programet e karrierës së DHL-së, duke përfshirë iniciativat e trajnimit të lidershipit, duke nënvizuar rëndësinë e nxitjes së ndryshimit brenda vendit të punës. Për më tepër, ajo mbështeti mundësitë e mentorimit dhe zhvillimit që shtrihen përtej departamenteve specifike brenda DHL-së.

Ngjarja shfaqi qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e grave udhëheqëse në Kosovë dhe nënvizoi përkushtimin kolektiv për të nxitur një mjedis biznesi gjithëpërfshirës dhe të larmishëm. Me këtë ngjarje në shënimin e Muajit të Historisë së Grave, Oda Amerikane rikonfirmon përkushtimin e saj për fuqizimin e grave udhëheqëse dhe avancimin e barazisë gjinore në botën e biznesit.