Prishtinë, 25 Janar, 2022– Pronësia intelektuale për bizneset dhe rëndësia e saj ishin temat kyce qe u trajtuan në trajnimin e sotëm që u mbajt nga Kujteza Nezaj Shehu.
Kujtesa Nezaj Shehu, Udhëheqëse e Zyrës – Avokate, SDP Kosovë u shpreh që qëllimi i këtij trajnimi është që bizneset të krijojnë në praktike strategjitë e tyre për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe hapat që duhen ndërrmarrë para se të bëhet një gjë e tillë.
Për të krijuar një strategji të sukseshme të Pronësisë Intelektuale, bizneset duhet të kenë njohuri bazike rreth këtyre të drejtave pasi që sipas asaj bizneset nuk i kanë shumë të qarta llojet e të drejtave të Pronësisë Intelektuale apo përdorimin e terminologjive në lidhje të këtyre të drejtav.
Tutje, ajo gjatë trajnimit të sotëm rekomandoi bizneset që të informohen më tepër dhe të kenë njohuri bazike para se të fillojnë bizneset e tyre, gjithashtu të edukojnë edhe stafin e tyre në lidhje me pronësinë intelektuale.
Duke përmendur llojet e të drejtave të Pronësisë Intelektuale si; të drejtën e autorit që përfshin mënyrën se si shprehet ideja, kreativiteti, videot, baza e të dhënave e një biznesi dhe që këto pastaj njihen si origjinale në momentin e krijimit të tyre.
Lloji tjetër i mbrojtjes së pronësisë intelektuale janë markat tregtare te cilat janë shenja identifikuese të bizneseve mbrojnë logon, emrin e produktit, e të tjera,
Dizajni industrial gjithashtu është një ndër llojet e mbrojtjes së pronësië intelektuale që përfshin pamjen estetike të produktit ose dizajnin e tij e që ka vlefshmëri 25 vite.
Lloji tjetër i mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale është patenta, e cila definohet si dokument që lëshohet nga agjencia për pronësi industriale përmes së cilit personit apo biznesi që ka shpikur një produkt ose shërbim, i njihet e drejta e patentës në lidhje me atë shpikje të caktuar e cila duhet të përbëjë risi dhe ka kohëzgjatje 20 vite prej datës së aplikimit.