Prishtinë, 13 shkurt 2019 – Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi eventin e parë të bamirësisë për vitin 2019, Turneun Bamirës të Lojës me Birila ku biznese nga sektorë të ndryshëm dhuruan fonde në ofrimin e mbështetjes financiare ndaj personave në nevojë.
Fituesi i vendit të pare të këtij turneu ishte ekipi i NLB Bankës me Shpresa Begollin dhe Fitim Kaçanikun, ndërsa fituesi i vendit të dytë ishte ekipi i Recura Financials me Alban Bacaj dhe
Evetar Zeqirin. Kompanitë anëtare që morën pjesë në këtë aktivitet për mbledhjen e fondeve përfshijnë Coca-Cola HBC Kosova (3 ekipe), Artillery One (3 ekipe), NLB Bank (2 ekipe), Recura Financials (2 ekipe), Vi-Print, Limak Kosova, HIB Petrol, Klinika Amerikane, Railtrans, World Vision Kosova dhe Banka Ekonomike.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vazhdimisht mbështet individë dhe grupe në nevojë ku fondet e mbledhura nga ky event do të ndihmojnë personat në nevojë që t’i nënshtrohen procedurave dhe trajtimeve mjekësore.