Oda Amerikane dhe Coca Cola HBC Kosova mbështesin Korpusin e Paqes në Kosovë

Prishtinë, 18 korrik 2017 – Në kuadër të aktiviteteve të bamirësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ofruar mbështetje për vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë për organizimin e Kampit Veror të Teknologjisë për fëmijë në Pejë. Në fokus të këtij kampi ishte thellimi i njohurive teorike mbi teknologjinë informative dhe aplikimi i këtyre njohurive në praktikë.

Mbështetje për këtë punëtori të Korpusit të Paqes në Kosovë ka ofruar edhe kompania anëtare e Odës Amerikane, Coca Cola HBC Kosova.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që kanë për qëllim promovimin e ndërmarrësisë në mesin e të rinjëve.