Prishtinë, 6 dhjetor, 2019 – Katër kamionë me artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe artikuj të tjerë elementarë janë nisur nga Oda Ekonomike Amerikane dhe kompania Gjirafa.com drejt Shqipërisë, si shenjë solidarizimi me popullin shqiptar pas tërmetit tragjik. Vlera e të gjitha mallrave të dhuruara deri më tani arrin vlerën e rreth 40,000 €. Ndërsa falë kontributit të bizneseve dhe qytetarëve, Odës Amerikane, si dhe stafit të Gjirafa.com janë mbledhur edhe të holla në vlerë prej 42,490 €.
Si pjesë e iniciativës, kontribut monetar është dhënë nga Coca-Cola HBC Kosovo (15,000€), Limak – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (10,000 €), Finca (5,000 €), KEP Trust (5000 €), KIVO (1000 €), Delfin LTD (1,000 €), Asseco (1000 €), Klinika Amerikane (500 €), AS Travel (200 €), Indeson WBC (ish Getting Competent) (100 €), Melita&Partners (100 €), stafi i Contour Global (340 €) si dhe qytetarët Burim Cena (100 €), Xhevat Dedinca (100 €) dhe Fiknete Balaj (50 €). Vetë Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka dhuruar 1000 €, derisa stafi i kompanisë Gjirafa si dhe klientët e tyre kanë dhuruar 2000 €.
Përveç donacionit në të holla, kompania Delfini LTD ka dhuruar produkte ushqimore në vlerë prej 13,048 €, ndërsa rrjeti i supermarketeve Interex ka dhuruar produkte ushqimore dhe higjienike në vlerë prej 6,500 €. Ndërsa kompania Buçaj ka dhuruar edhe artikuj ushqimorë, higjienikë, enë dhe veshmbathje në vlerë prej 5,000 €. Artikuj ushqimorë dhe higjienikë në vlerë prej rreth 15,000 €janë dhuruar edhe nga kompanitë Al Trade Center, Pestova, Albatros, Auto Servis Fatosi, Frutti, Furra e bukës Sheki, Keranova, dhe Luga.
Oda Ekonomike Amerikane si dhe Gjirafa.com falënderojnë të gjithë kompanitë dhe qytetarët për kontributin e tyre.