Prishtinë, 24 maj, 2018 – Gjatë ditës së sotme, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. Gjatë këtij takimi Arian Zeka, mes të tjerash, ngriti çështjen e sigurisë për bizneset. Ai kërkoi nga Ministri që policia e Kosovës të jetë më aktive në ofrimin e sigurisë për bizneset dhe punonjësit e tyre që shpesh bëhen subjekt i kërcënimeve dhe vjedhjeve të armatosura. Poashtu u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes të dy institucioneve në projekte të ndryshme, në lehtësimin e të bërit biznes për sektorin privat dhe sfida të tjera që bizneset hasin në Kosovë.