Prishtinë, 21 korrik 2016 – Një delegacion nga Universiteti i Iowa-së, i përbërë nga Dekanja e Asociuar e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Krahasimore Adrien Katherine Wing dhe Drejtori i Klinikës Ndërkombëtare Ligjore Nathan J. Miller, vizituan Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-së.
Përveç Odës Amerikane, në takim morrën pjesë edhe përfaqësues të Njësisë për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe komuna e Gjakovës si dhe pjesëmarrës të programit “Open World” të bibliotekës së Kongresit të SHBA-së. Përfaqësuesit e Universitetit të Iowa-së shprehën gatishmërinë e tyre për të siguruar shërbime ligjore pa pagesë për organizatat e Kosovës, si dhe për të organizuar trajnime në fushen e ligjeve ndërkombëtare dhe komerciale.
You must be logged in to post a comment.