Oda Amerikane dhe USAID CJA organizuan një Fokus Grup për Ndërmjetësimin Komercial në Kosovë

Prishtinë, 7 mars, 2024 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me Programin e USAID-it për Drejtësi Komerciale, organizoi me sukses një fokus grup të titulluar “Ndërmjetësimi Komercial në Kosovë”. Në këtë ngjarje fjalët hyrëse u mbajtën nga Hasie Abdullahu Hajdini, Udhëheqëse e Objektivit 2 në Programin e USAID-it për Drejtësi Komerciale. Fokus grupi kishte për qëllim të eksploronte peizazhin e ndërmjetësimit komercial në Kosovë, duke u fokusuar në identifikimin e barrierave dhe propozimin e strategjive për avancimin e praktikës në rajon.

Ngjarja përfshiu prezantime dinamike nga dy ekspertë ligjor ndërkombëtar, Frank Carr, Ekspert i Lartë për Ndërmjetësim, dhe John Kelly, Ekspert i Lartë për Hulumtime dhe Fokus Grupe. Me prejardhje të gjerë Carr dhe Kelly ndanë përvojat e tyre të paçmueshme që filluan me ushtrinë, qeverinë dhe sektorët e biznesit privat, deri te shërbimet financiare, sigurimet, prodhimi, telekomunikacioni, energjia dhe fusha të tjera të ndryshme. Njohuritë e tyre shtuan një perspektivë të shumëanshme në diskutime, duke pasuruar të kuptuarit e sfidave dhe mundësive në ndërmjetësimin komercial.

Një nga pikat kryesore të ngjarjes ishin Anketa e Ndërmjetësimit Komercial dhe Përmbledhja e Vlerësimit të Ndërmjetësimit. Këto dokumente gjithëpërfshirëse shërbyen si bazë për diskutimet e fokus grupit, duke u ofruar pjesëmarrësve një ekzaminim të plotë të gjendjes aktuale të ndërmjetësimit komercial në Kosovë. Për më tepër, ky sesion interaktiv mbi Pyetësorin e Ndërmjetësimit Komercial eksploroi pengesat që hasen në ndërmjetësimin komercial dhe prezantoi mjete inovative për të rritur efektivitetin e proceseve të ndërmjetësimit.

Përpjekjet bashkëpunuese të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale nënvizuan përkushtimin e tyre për të krijuar një mjedis të favorshëm për ndërmjetësim komercial në Kosovë.