Oda Amerikane dhe USAID KMI organizojnë një tryezë diskutimi për procedurat e prokurimit publik në shëndetësi

Prishtinë, 5 korrik 2023 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Aktiviteti i Integritetit Komunal i USAID-it në Kosovë kanë organizuar një diskutim lidhur me prokurimin publik në sektorin e shëndetësisë. Kjo tryezë diskutimi, e titulluar “Procedurat e Prokurimit Publik në Shëndetësi”, mblodhi së bashku politikëbërësë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përfaqësues të kompanive farmaceutike dhe ekspertë, për të diskutuar mbi çështjet thelbësore drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe efektivitetit në praktikat e prokurimit publik. Diskutimet u fokusuan në aspektet kryesore të prokurimit publik në kujdesin shëndetësor.

Kryesuesi i Komitetit të Kujdesit Shëndetësor, Armend Agani, nga kompania Agani, theksoj nevojën e dialogimit lidhur me problemet me të cilat përballen kompanitë farmaceutike, për një operim të mirëfilltë.

Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm nga Ministria e Shëndetësisë ndër të tjerash potencoji disa pika nevojtare siq janë: avancimi i planit të prokurimit për këtë vit, aprovimi i një ligji të ri, regulla më strikte ndaj operatorëve ekonomik që dorëzojnë dokumente të falsifikuara, sisteme më efikase për trajtimin e ankesave dhe in

tegritet dhe profesionalizëm të zyrtarëve publik. ‘’Pesë vitet e fundit kemi humbur një numër të madh të profesionalistëve në sektorin publik të shëdetësisë dhe ka rrezik që kjo të vazhdojë dhe Ministria e Shëndetësisë të mbetet pa kuadër.’’ tha ai.

Ndërsa Shqipe Hoti, Udhëheqëse e Njësisë për Shqyrtimine e Ankesave nga Organi Shqyrtues i Prikurimit gjithashtu diskutoi për marrjen e masave për operatorët ekonomik të papërgjegjshem të cilët falsifikojnë. Sipas znj. Hoti për të tilla raste duhet të kenë ndjekje penale. Ajo bisedoi edhe për ankesat e shumta që marrin nga operatorët ekonomikë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe sqaroi se është e pamundur që bordi aktual të merr vendim për këto ankesa brenda afatit që është specifikuar pasi që OSHP-ja ka funksionuar një vit e gjysmë pa bord. Shumë nga ankesat janë për kritere dhe sipas saj kjo është shumë shqetësuese.

Themelues dhe kryeshefi ekzekutiv i Medical Group, Skender Kutllovci, ndau debatin e tij per prokurimin në tri faza. Si fazë të parë diskutoji për pregaditjen e prokurimit siq jane lista esenciale, pëzgjedhja e produkteve e formulimi i dosjes. Pasaj në fazën e dytë bisedoji për hapjen e tenderave dhe në fund për ankesat dhe kërkesat e operatorëve ekonomik. Ndër të tjerash z. Kutllovci përmendi se ka hapësirë për përmirësim sidomos me Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës (SHSUK) ku problemet janë shumë më të mëdha se sa me Ministrinë e Shëndetësisë. Ai tha se ka përmirësime nga zyrtarët e prokurimit publik, por kërkon që të vendoset transparencë për përpilimin e dosjes.

Në fund Drin Vula, Drejtor i Furnizimit dhe Zhvillimit nga Santepharm tha se jemi këtu të rregullojmë sistemin dhe kërkoji nga zyrtarët e ministrisë të jenë më të hapur me kompanitë farmaceutike dhe të tregojnë për produkte të caktuara se si është planifikimi i porosive, sepse kjo i ndihmon ata si distributor.