Oda Amerikane diskuton potencialet e energjisë së ripërtritshme

Prishtinë, 30 shtator 2021 –  Kosova ballafaqohet me sfida të shumta sa i përket zhvillimit të energjisë së ripërtritshme. Sfidat e zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtritshme kanë karakter strategjik sepse Kosova ende nuk është e qartë se si dëshiron të zhvillojë sektorin e energjisë së ripërtritshme. Kjo u tha gjatë diskutimit në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi Përshpejtimim e investimeve të energjisë së ripërtritshme: Sfidat dhe Mundësitë.

Guri Shkodra nga kompania SOWI, njëherit edhe moderator i ngjarjes, shprehu shqetësimin e tij ndaj sfidave dhe zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtritshme në vend, duke theksuar se si individ, ne në Kosovë shpenzojmë rreth 200Kw të energjisë në vend, ndërsa mesatarja e konsumimit në botë është diku 8000Kw. Shkodra tutje tha se Kosova ka shumë sfida me të cilat ballafaqohet, sa i përket sigurimit të energjisë elektrike, sfidë kjo që do të rritet për shkak të situatës aktuale dhe situatës pandemike, ku kërkesa për konsum të energjisë elektrike është rritur për 27%.

Lekë Batalli nga Programi i Energjisë së Qëndrueshme në Kosovë të USAID tha se objektivi kryesor i këtij projekti është të siguroj investime në energji elektrike duke u fokusuar në një kornizë të mirë legjislative dhe regulative që do të tërheq një numër të madh të investimeve. Kjo do të bëhet përmes bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat ku Programi i Energjisë së Qëndrueshme në Kosovë do të shërbej si urë lidhëse në mës të sektorit privat dhe publik. Batalli tha se ajo që kërkojnë investitorët janë korniza ligjore dhe regullative, si dhe besimi në institucione publike, diçka që është e mundur sepse Kosova funksionon në bazat ligjore te Bashkimit Evropian me të cilin investitorët e huaj janë të familiarizuar. Një problem që identifikoi Batalli në sektorin e energjisë elektrike është përcaktimi i caqeve tek dokumentet strategjike që janë ne proces të draftimit për momentin.

Lulzim Syla nga kompania Elen GmbH ka theksuar se sektori i energjisë elektrike ka hasur probleme për shkak të paqëndrueshmërisë politike në vend që ka kufizuar zhvillimin e këtij sektori. Pavarësisht kësaj, Syla ka thënë se potenciali i energjisë solare dhe të ripërtritshme në Kosovë është shumë i madh, dhe se interesimi i kompanive për të investuar në energji solare, në veçanti, është në rritje. Një ndër aryset pse kompanitë mund të hezitojnë të investojnë është vështirësia të sigurojnë financim për këto projekte, mirëpo kjo është dicka që mund të trajtohet përmës vetëqendrueshmërisë të konsumit që jep hapësirë per ankande për projekte më të mëdha që tërheqin investitorë.