Oda Amerikane e Kosovës bashkon pjesëmarrësit e Vis Moot dhe komunitetin ligjor

Prishtinë, 25 prill 2023 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi për Zhvillimin e Drejtësisë Komerciale të Departamentit Amerikan të Tregtisë (CLDP) organizuan një ngjarje rrjetëzuese për studentët e Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot (Vis Moot).

Kjo ngjarje bëri bashkë studentë të talentuar dhe përfaqësues të akademisë, firma ligjore dhe drejtues biznesi. Lidhje të forta u krijuan përmes bisedave elokuente, të artikuluara që siguruan bashkëpunim të duhur dhe më të fortë me këta liderë, avokatë, gjyqtarë dhe arbitra të ndritur të së ardhmes.