Oda Amerikane lansoi “Patron Breakfast Club”

Prishtinë, 28 Korrik, 2024 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lansoi Klubin e Mëngjesit të
Anëtarëve Patronë, një ngjarje ekskluzive e krijuar posaçërisht për Anëtarët Patron. Ky aktivitet
inaugurues ofroi një mundësi unike për Anëtarët Patron që të kenë kontakte të drejtpërdrejta me
anëtarët e Bordit të Guvernatorëve dhe partnerët kryesorë, duke përfshirë Ambasadën e SHBA-ve
në Kosovë, USAID-in në Kosovë, Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankën
Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (BERZH). Kjo ngjarje kishte për qëllim nxitjen e
bashkëpunimit dhe dialogut më të ngushtë ndërmjet palëve me ndikim.

Takimi filloi me fjalët hyrëse të Blin Zeqirit, President i Bordit të Guvernatorëve, i cili theksoi
rëndësinë e Patron Breakfast Club në forcimin e komunitetit të Odës Amerikane. Arian Zeka,
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, gjithashtu tha fjalë hyrëse, duke nënvizuar përkushtimin e
organizatës për të lehtësuar lidhjet dhe diskutimet kuptimplota. Gjatë gjithë takimit, të pranishmit
patën mundësinë të thellohen në tema me interes të përbashkët, duke eksploruar rrugët për
bashkëpunim dhe partneritet në të ardhmen.