Prishtinë, 29 prill 2022 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Qëllimi i këtij memorandumi është ofrimi i këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe mundësimit të vijimit të praktikave profesionale, për studentët e këtij fakulteti, pranë bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.