Prishtinë, 22 gusht 2019 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi trajnim për kompanitë anëtare rreth mediave sociale në biznes, trajnim i cili u zhvillua nga Valon Canhasi, Kryeshef Ekzekutiv i Hallakate.
Gjatë trajnimit, Canhasi shtjelloi zhvillimin e mediave sociale përgjatë viteve dhe ndikimin e tyre si në shoqëri ashtu edhe në operimet e bizneseve. Ai përmendi rëndësinë e përdorimit të mediave sociale në promovimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanive në targetimin e audiencës së duhur në to.
Ndër të tjera, Canhasi poashtu përmendi zhvillimin e hovshëm të mediave sociale dhe përdorimit të madh të internetit në vend, duke shtuar se shfrytëzimi i tyre në mënyrë efikase ndihmon bizneset në promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre.