Pejë, December 6, 2021– Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë vizituar Qendrën Burimore për Arsim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, për të shpërndarë dhuratat e fundvitit për fëmijët e verbër që vijojnë qendrën.
Ish-presidentja Jahjaga dhe drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, patën rastin të bisedojnë me fëmijët, stafin e shkollës, prindërit e fëmijëve, si dhe të njihen me planet e Qendrës drejtpërdrejt nga drejtori i saj.
Fëmijët performuan edhe një program artistik të përzemërt me poezi, këngë dhe recitale piano për të ftuarit, të cilin e kishin përgatitur vetë, me ndihmën e mësuesve të tyre.