Oda Amerikane takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 20 shkurt 2020 – Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka,
është pritur në një takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendës-
kryeministri, Haki Abazi.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi fuqizimin ekonomik të vendit, përkatësisht për prioritetet e
Qeverisë në këtë fushë në përgjithësi, si dhe për promovimin e produkteve vendore dhe
njëkohësisht përkrahjen e prodhuesve në veçanti. Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane mes tjerash
përsëriti qëndrimin e Odës Amerikane për tregtinë e lirë dhe integrimin ekonomik ndërmjet
shteteve të Ballkanit Perëndimor, si përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore por edhe
përmirësimin e perceptimit për rajonin në sytë e investitorëve të huaj.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka dorëzuar qeverisë dokumentin për Planin e Rritjes, në të
cilin përfshihen rekomandime të sektorëve të ndryshëm ekonomik nga anëtarët e kësaj organizate,
gjersa Kryeministri ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me përfaqësuesit e bizneseve është
shumë i nevojshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.