Oda Amerikane themelon komitetin Kontraktimi i Proceseve Afariste (BPO)

Prishtinë, 8 shkurt 2022 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti sot takimin inaguruese të
Komitetit të Kontraktimit të Proceseve Afariste. Komiteti ndër të tjera do të trajtojë çështjet
specifike të kompanive të këtij sektori dhe do të promovojë kompanitë në veçanti dhe të gjithë
industrinë në përgjithësi.
Anëtarët e komiteti të ri folën për rëndësinë e themelimit të këtij komiteti dhe u shprehën se ky
komitet nuk përfshin vetëm sektorin e teknologjisë së informacionit apo shërbimeve, por në të bart
edhe shumë aspekte dhe fushëveprime të tjera të promovimit më të mirë të vendit.
Në takim u diskutuan objektivat, të cilat ndër të tjerash përfshijnë edhe rekomandimet dhe
përmirësimin e aspekteve ligjore dhe promovimin dhe imazhin e mirë të bizneseve që operojnë në
këtë fushë.
Anëtarët zgjodhen edhe Fatos Ameti nga kompania Sonnecto, si kryesues dhe Shpresa Kika nga
kompania Sutherland si zëvendëskryesuese të këtij komiteti me afat një-vjeçar.