Prishtinë, 30 dhjetor 2019 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Al-Trade Center dhe Telegrafi, me rastin e festave të fundvitit ndau rreth 200 dhurata për fëmijët e SOS Fshatit dhe në QKUK përkatësisht në Klinikën Infektive, Kirurgjike dhe Pediatrike, në vizita përkatëse.
Dhuratat janë shpërndarë nga përfaqësuesit e Odës Amerikane, Al-Trade Center dhe Telegrafi, ndërsa gjatë këtij aktiviteti për fëmijët e fshatit SOS kishte edhe një program argëtues.
Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë edhe në të kaluarën ka mbështetur Fshatin e fëmijëve “SOS” si dhe renovimin e Klinikës Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).