Odat ekonomike kërkojnë lejimin e lëvizjes për ndërmarrjet furnizuese pas vendosjes së Prishtinës në karantinë

Prishtinë, 12 prill 2020 – Pas vendosjes së qytetit të Prishtinës në karantinë, Oda Ekonomike e
Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkojnë nga Qeveria në detyrë e Republikës së
Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministria e
Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, që të nxjerrin
me urgjencë një udhëzim për të eliminuar paqartësitë që ekzistojnë në mesin e ndërmarrjeve.
Një udhëzim i tillë do për sa i përket lëvizjeve të punonjësve dhe mallrave nga Prishtina në komunat
e tjera dhe anasjelltas për të gjitha ndërmarrjet të cilat ushtrojnë aktivitet të furnizimit dhe
transportit të mallrave. Informatat nga terreni flasin për paralajmërime nga ana e organeve të
zbatimit të rendit për kufizime absolute të hyrjeve dhe daljeve në dhe nga qyteti i Prishtinës,
prandaj nxjerrja e një udhëzimi përkatës do të garantonte trajtim uniform për të gjitha ndërmarrjet.
Një kufizim i tillë do të ishte goditje e madhe për aktivitetin ekonomik të një pjese dërmuese të
ndërmarrjeve private, prandaj është e nevojshme që të përcaktohen modalitetet e lejimit të lëvizjes
së punonjësve dhe mallrave, me qëllim të shmangies së vështirësive në furnizim me produkte
esenciale për të gjithë qytetarët e Kosovës.