Oferta Anëtarë për Anëtarë nga IPKO Telecommunications

IPKO Telecommunications ka prezantuar Virtual Private Server (VPS) i cili ju mundëson përdorimin e serverëve virtual që gjinden në një qendër të sigurt të të dhënave të IPKO-s. Këta serverë në aspektin funksional janë të barasvlershëm me një server të dedikuar fizik, dhe duke qenë të definuar si softuer ata mund të krijohen dhe konfigurohen shumë më lehtë.

 

Shërbimi VPS ofron këto përfitime:

  • Nuk ka nevojë për CAPEX (investime në serverë)
  • Rritja e kapacitetit është e lehtë
  • Nuk ka nevojë për mirëmbajtje
  • Më pak shpenzime në energji elektrike
  • Më pak shpenzime në ftohje

Serveri privat virtual (VPS) është një makinë virtuale që shitet si shërbim nga IPKO Telecommunications. Për më shumë informata rreth këtij shërbimi dhe çmimeve ju lutemi t’i referoheni vegzës në vijim këtu ose të kontaktoni kompaninë IPKO përmes emailit ict@ipko.com.