Oferta Anëtarë për Anëtarë nga Shkolla Finlandeze

Shkolla Finlandeze është shkollë ndërkombëtare nga niveli i kopshtit deri në klasën e 12 me lokacion në Prishtinë e cila zbaton sistemin më të mirë të arsimit në botë, atë finlandez.
Shkolla Finlandeze është Shkolla e vetme ndërkombëtare Cambridge e cila ofron kualifikimet A Levels së bashku me pedagogjinë dhe kurrikulën finlandeze, e cila së fundi është anëtarësuar në Këshillin e Shkollave Ndërkombëtare (CIS), e vetmja në vend. Aktualisht duke u pasqyruar në CNN si një shkollë inovative në nivel botëror, ajo çfarë veçon shkollën tone është dedikimi në ofrimin e shkollimit bazuar në standardet e sistemit finlandez të edukimit, e cila vazhdimisht rendtitet si sistemi më i mirë i edukimit në botë. https://edition.cnn.com/videos/tv/2022/04/18/cfp-voice-of-freedom-kosovo-spc.cnn Përveç kësaj, së bashku me mësimdhënësit ndërkombëtarë nxisim kreativitetin dhe inovacionin në motivimin e nxënësve në zhvillimin e pasioneve dhe interesave përmes vetë-zbulimit dhe jo vetëm përmes librave. Për të gjithë prindërit e interesuar të cilët janë anëtarë të Odës Amerikane dhe janë në kërkim të një ambienti ndërkombëtar ku fëmijët e tyre arrijnë majat akademike dhe transformohen në individë të pavarur dhe të lumtur, Shkolla Finlandeze ka kënaqësinë t’iu ofrojë zbritje speciale për periudhën e regjitrimeve nga 27 dhjetori deri më 31 janar për transferet për gjysmëvjetorin e dytë. Për më shume informata rreth tarifave të shkollimit dhe programeve edukative, ju lutemi kontaktoni Edlira.dibrani@finnish.school ose +383 45 235 650, apo vizitoni website-in e Shkollës Finlandeze në https://kosovo.finnish.school/.