Ofertë Anëtarë për Anëtarë nga Management Development Associates (MDA)

Kompania anëtare Management Development Associates (MDA) që ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e konsulencës, asistencës teknike dhe shërbimeve të komunikimit në Ballkanin Perëndimor, po ofron konsulencë falas, në formën e auditimit cilësor për të përcaktuar gatishmërinë dhe nivelin e përgatitjes së organizatës për një certifikim specifik, për anëtarët e Odës Amerikane.

Gjatë dy dekadave të fundit, kompania MDA ka punuar me bizneset për të rritur konkurrueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve të tyre, me qeveritë lokale dhe qendrore për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike dhe me organizata të mëdha si BE, UNICEF, UNHCR dhe të tjera. Përmes projektit KOEx (Qendra e Eksportit të Kosovës), MDA gjithashtu ndihmon kompanitë e orientuara nga eksporti duke ofruar të dhëna për shifrat e import/eksportit për mbi 100 vende në mbarë botën.

Për më shumë informacione rreth kësaj oferte ju lutemi kontaktoni MDA në numrin +38349664484 ose dërgoni një email në besim.imeri@mda.al.