Ofertë speciale nga American School of Kosova

Anëtari ynë American School of Kosova, ofron zbritje prej 10% për të gjithë anëtarët e Odës Amerikane që vendosin të regjistrojnë fëmijët e tyre në Kampin Veror të ASK-së.

Kampi Veror i ASK-së është një program 7 javor (29 qershor – 14 gusht) i pasur me aktivitete të ndryshme, dhe njëkohësisht i përgjegjshëm në mbrojtje ndaj COVID-19. Fëmijët e moshave 6 deri në 12 vjeç kanë të drejtë pjesëmarrjeje në këtë kamp, i cili ofron mundësi të shkëlqyeshme për të eksploruar natyrën, për të zbuluar aftësi të reja, për të marrë pjesë në lojëra, not, arte dhe zanate.

 

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni American School of Kosova tek florijek@askosova.org ose +383 38 777 277; +383 49 93 51 20.