Përmbyllet java e ndërmjetësimit

Prishtinë, 23 shtator 2022 – Për të përmbyllur Javën e Ndërmjetësimit, Oda Amerikane në bashkëpunim me Aktivitetin për Drejtësi Komerciale të USAID-it dhe Odën Ekonomike të Kosovës organizuan një forum në të cilin u diskutua për ndërmjetësimin në Kosovë.

Folësit në forum paraqitën këndvështrime të ndryshme, duke theksuar përfitimet e ndërmjetësimit, si dhe mënyrat se si shërbimet e ndërmjetësimit mund të promovohen më tej në komunitetin e biznesit.

Paneli i përbërë nga Eros Gashi, Këshilltar i Ministres së Drejtësisë, Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Paneli u moderua nga Hasie Abdullahu Hajdini nga Aktiviteti i USAID-it për Drejtësi Komerciale, ndërsa fjalën e hapjes e drejtoi Christopher Thompson, Kryetar i Partisë së Aktivitetit të USAID-it për Drejtësi Komerciale.