×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Politikat e favorshme fiskale mundësojnë zhvillim të përshpejtuar ekonomik

Feb, 1818 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Politikat e favorshme fiskale mundësojnë zhvillim të përshpejtuar ekonomik

Prishtinë, 12 shkurt 2018 – Politikat fiskale në vend janë përmirësuar dukshëm gjatë 10 viteve të fundit pas shpalljes së pavarësisë, krahasuar me periudhën kur Kosova ka zbatuar ligjet e Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, ende mbesin disa çështje për t’u trajtuar në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i përshpejtuar ekonomik në vend që do të bazohej në performancën e sektorit privat. Kjo u tha dje gjatë tryezës së Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë të titulluar “Politikat fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”, ku pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë edhe për zhvillimet në këtë fushë gjatë periudhave në vijim.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, sqaroi se Oda Amerikane ka qenë mjaft aktive përgjatë viteve për të dhënë kontributin e saj në legjislacionin tatimor dhe doganor në vend, duke përmendur disa iniciativa të suksesshme që kanë ndihmuar në përmirësimin e të bërit biznes. Ai përmendi uljen e normës së tatimit në të ardhurat e korporative nga 20 në 10%, aprovimin e Ligjit për mallrat e liruara nga detyrimet doganore, ndonëse me përmbajtje të mangët, si dhe përmirësimet e shumta pas aprovimit të legjislacionit tatimor në shtator të vitit 2015. Megjithatë, ai theksoi se Oda Amerikane ka pritur që këto përmirësime të bëhen për një kohë më të shpejtë, duke i bërë thirrje institucioneve mos të ndalojnë me ndërmarrjen e masave që edhe më tej do të rrisin konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Bedri Hamza, Ministër i Financave, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë në krijimin e parakushteve të nevojshme që mundësojnë zhvillimin e sektorit privat. Në përgjithësi Ministri Hamza vlerësoi se Kosova ka një sistem të thjeshtë tatimor me norma të përballueshme, gjë që e bëjnë Kosovën një vend të përshtatshëm për investime. Ai sqaroi se masat fiskale të aprovuara së fundi kanë për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të prodhimit, dhe janë edhe vazhdimësi e disa politikave të qëlluara të nisura nga qeveria paraprake. Sa i përket hapave që do të ndërmerren në këtë fushë gjatë viteve në vijim, Hamza sqaroi se planifikohet të plotësohen të gjitha ligjet tatimore në vend për të adresuar disa sfida që janë ballafaquar në zbatim.

Mimoza Kusari-Lila, deputete në Kuvendin e Kosovës, theksoi se politikat fiskale paraqesin muskujt e politikës socio-ekonomike të një vendi, dhe vlerësoi se politikat e fundit ndihmojnë në barazimin e pozitës konkurruese të prodhuesve të Kosovës me prodhuesit rajonal. Kusari Lila poashtu theksoi se moskrijimi i zonave të lira ekonomike është ndër mundësitë më të mëdha të humbura nga Kosova përgjatë viteve, si mekanizëm për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Poashtu, Avdullah Hoti, deputet në Kuvendin e Kosovës, dha vlerësimin e tij për zhvillimet në mjedisin fiskal në vend gjatë 3 periudhave të ndryshme kohore që nga shpallja e pavarësisë. Hoti u shpreh mirënjohës që Ministria e Financave ka vazhduar reformat e filluara nga qeveria paraprake, dhe i bëri thirrje Ministrit të Financave që të ketë qasje konzervatore në periudhën në vijim, veçanërisht në këndvështrim të politikave sociale që pritet të dominojnë diskursin publik gjatë periudhave në viijim.

Bahri Berisha, Drejtor i Doganave të Kosovës, sqaroi se Dogana e Kosovës ka për detyrë zbatimin e vendimeve të qeverisë dhe institucioneve përkatëse. Ai theksoi se përkundër disa sfidave të hasura në fillim të vitit me masat e reja fiskale, dogana ka filluar me zbatimin e plotë të masave të reja fiskale, që pritet të kenë ndikim pozitiv në mesin e kompanive prodhuese. Ai konfirmoi se Dogana e Kosovës do të vazhdojë të jetë partner i bizneseve për të ndihmuar ato në aspekt të procedurave doganore.

Gojart Kelmendi, përfaqësues i EuroKosova, shprehu falenderimet e tij për masat e reja fiskale, duke sqaruar ndikimin pozitiv që ato pritet ta kenë në afarizmin e kompanisë së tij. Ai theksoi se në vitet pas pavarësisë këto politika nuk kanë qenë të favorshme për sektorin e prodhimit, veçanërisht marrë faktin se edhe TVSH edhe detyrimet doganore janë detyruar të paguhen në pikat kufitare. Përderisa theksoi se masat e reja pritet të ndihmojnë në masë të madhe në konkurrueshmërinë e prodhuesve vendor, ai shtoi se institucionet në të ardhmen duhet të hartojnë politika që drejtpërdrejtë kanë synim nxitjen e eksportit.

Në vazhdim, pjesëmarrësit në tryezë patën mundësinë të japin mendimin e tyre mbi zhvillimet në ambientin fiskal në vend gjatë 10 vjetorit pas shpalljes së pavarësisë, duke potencuar se institucionet nuk duhet të ndalen në përpjekjet e tyre për të krijuar një mjedis sa më të favroshëm të të bërit biznes, si e vetmja mënyrë për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik të bazuar në sektor privat.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT