Prishtinë, 27 gusht 2019 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në takim Presidentin e Këshillit Evropian të Odave Amerikane në Evropë dhe Drejtorin Ekzekutiv të Odës Amerikane në Holandë, Patrick Mikkelsen, i cili u informua rreth aktivitetet dhe punës së Odës Amerikane si dhe rreth mjedisit të të bërit biznes në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, njoftoi Mikkelsen rreth zhvillimit ekonomik dhe të sektorit privat ndër vite në vend, duke përmendur mes të tjerash se numri i brendeve amerikane është rritur përgjatë viteve të fundit në tregun kosovar.
Ndërsa Patrick Mikkelsen nga Oda Amerikane në Holandë shprehu interesimin rreth zgjerimit të bizneseve në Kosovë gjatë viteve të fundit, sfidat me të cilat ballafaqohen ato, dhe poashtu rreth gjendjes aktuale të ekonomisë vendore. Mikkelsen poashtu u informua rreth prezencës së madhe të brendeve amerikane në vend ku edhe vlerësoi punën e Odës Ekonomike Amerikane në fuqizimin e sektorit privat.