Prezantimi i Softuerit Rikont për Kontabilitet dhe Ndryshimeve Ligjore

Prishtinë, 26 janar 2024 – Kompania anëtare e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Informatika Computers, mbajti një prezantim rreth Softuerit Rikont për kontabilitet dhe Ndryshimeve Ligjore për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Ky prezantim ishte me interes për bizneset anëtare, sidomos për kontabilistët, të cilët patën mundësinë të trajnohen se si duhet të përdorin softuerin Rikont edhe duke u demonstruar nga Qendresa Smajli Gashi gjatë këtij workshop-i. Ajo prezantoi modulet e softuerit, regjistrimin e të dhënave bazike në program, transaksionet blerje/shitje, e detaje të tjera. Gjithashtu, shpjegoi edhe ndryshimet në ligjin NR.08/L-257 për administrimin e procedurave tatimore të cilat lidhen direkt me punët operative të bizneseve.

Informatika Computers vazhdon të ofrojë programe dhe trajnime për të gjithë të interesuarit rreth softuerit Rikont. Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin me kontabilistë.