Prishtinë, 13 dhjetor, 2018 – Al Trade Center, Universiteti i Prishtinës, dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizuan ligjëratë për studentët e këtij universiteti ku studentët u njoftuan me mundësitë e punësimit në vend.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, tha vendi ynë ofron mundësi për zhvillim. “Kosova është vend në zhvillim dhe ofron mundësi të mëdha. Ju si të rinj duhet t’i rishikoni synimet për të ardhmen. Nuk jemi afër rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Caku ynë edhe i juaji është që nesër pasi të mbaroni studimet të gjeni punë në institucione publike, ne duam që ju të krijoni vende të punës për ju dhe gjithë të tjerët,” tha Zeka. Pjesë e diskutimit poashtu ishin edhe Drejtori Gjeneral i “Al Trade Center”, Sokol Gashani, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe Faton Berisha, prorektor në Universitetin e Prishtinës.