Pritja e Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë

Prishtinë, 1 Korrik, 2024 – Oda Ekonomike Amerikane organizoi një ngjarje të veçantë për të festuar kompanitë shembullore që kanë kontribuar dukshëm në marrëdhëniet e fuqishme të biznesit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo ngjarje nderoi kompanitë që shkëlqejnë në importimin e mallrave dhe shërbimeve amerikane, eksportimin e produkteve kosovare në SHBA dhe investimin në ekonomitë e njëra-tjetrës.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, iu drejtua anëtarëve, partnerëve dhe pranuesve, duke theksuar rëndësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.

Kompanitë e mëposhtme kanë pranuar mirënjohje në gjashtë kategori të ndryshme: LAB-OIL, Poligoni i Shenjëtarisë Katana, Delfin, MEDITECH, Auto Kaçandolli, Ventius International, Limak Kosovo International Airport, Minna, Walone FASHION GROUP, Artmotion, Nettxio, Radix Software Inc., RIT Kosova, Sutherland Global Services Kosovo, BP – Home Invest, Stonecastle Vineyards & Winery, Coca-Cola HBC, Birra Peja, Royal Beverage, AGNA Kosova, ELKOS Group, Meridian Corporation, Yesspharma, dhe Kostrade.

Ngjarja shënoi edhe inaugurimin zyrtar të AmCham Expo Space, në bashkëpunim me Galerinë FLORI dhe Prishtina Mall. Kjo hapësirë është e dedikuar për të promovuar kompanitë tona anëtare, duke i lejuar ato të shfaqin produktet dhe shërbimet e tyre.