Procesi i punës më i rëndësishëm se vetë rezultati dhe suksesi

Prishtinë, 12 nëntor 2021 – Andina Vllahiu, Menaxhere e Politikave dhe Komunikimit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe moderatore e forumit, theksoi rëndësinë e kreativitetit dhe aftësive ndërrmarrëse si shumë të rëndësishme në ekosistemin e ndërrmarrësisë.

Doresa Rexha, aktore dhe menaxhere e GjirafaVideo tha se është e rëndësishme që individët t’i shfrytëzojnë dhe ta sprovojnë vetën, jo domosdoshmërisht vetëm në një fushë të caktuar por kudo ku mund t’i shtojnë vlera shoqërisë. Tutje, ajo tha se ndërrmarrësia e ka mësuar që me veprim vjen edhe mësimi.

Rexha theksoi se “rreth rinisë dhe largimit të të rinjve drejt vendeve evropiane, ne së bashku mund të krijojmë diçka të bukur dhe të bejmë ndryshimin”.

Sipas saj, edhe pse Kosova është vend i vogël dhe me sfida, ekzistojnë shumë mundësi të zhvillimit dhe rritjes profesionale, ngaqë punon dhe krijon mundësi të reja të cilat arrihen me forcën dhe ambicien e çdo individi.

Ajo inkuruajoi ndërrmarrësit e rinj që të punojnë pasi që e konsideron si hap të mirë për të rinjtë sepse ka rritje të shpejtë, është sfiduese dhe nuk ka rëndësi vendi se nga vjen për të filluar një biznes.