Prishtinë, 19 prill 2017 – “Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, përmes projekteve në vitet në vazhdim, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, do të ofrojë mundësi për investime veçanërisht në tri fusha kryesore: në efikasitetin e energjisë elektrike, në sundimin e ligjit dhe në mbrotjen e ambientit” tha sot Petrit Selimi, Koordinator Nacional i MCC për Kosovë në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka u shpreh i knaqur me prezencën e përfaqësuesve të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit për të informuar më detajisht anëtarët e Odës Amerikane mbi projektet dhe mundësitë për investime që ky institucion ofron për sektorin privat dhe që rrjedhimisht ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Koordinatori Nacional i MCC për Kosovë, Petrit Selimi informoi anëtarët e Odës Amerikane rreth projekteve të cilat do të implementohen në Kosovë, duke përfshirë edhe subvencionimin e kompanive për prodhimin e energjisë së ripërtrishme, përmes krijimit të një instrumenti financiar jobankar , i cili do të ofrojë fonde për kompanitë që përmbushin kritere të caktuara. Selimi theksoi poashtu projektin për dixhitalizimin e shërbimeve në sistemin gjyqësor si dhe krijimin e një platforme të integruar për rrjetin e ajrit në nivel nacional, plaftormë kjo përmes të cilës të gjithë qytetarët do të mund të kenë qasje.
Anëtarët e Odës Amerikane patën mundësi të diskutojnë mbi çështje të ndryshme të fushave të tyre relevante dhe të informohen më detajisht rreth ndikimit të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçaritnë zhvillimin e sektorit privat në veçanti.
You must be logged in to post a comment.